Drejtori i policisë Vasiljeviq: MPB-ja po zbaton masa që zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi të kalojnë plotësisht të sigurta
Drejtoria e Policisë së Serbisë po zbaton aktivisht masat nga kompetenca e saj që procesi zgjedhor i së dielës të kalojë plotësisht i sigurt, deklaroi drejtori i policisë Dragan Vasiljeviq, pas takimeve të veçanta me misionin vëzhgues të ODIHR-it, organizatën CRTA dhe komunitetin akademik.
