Aktgjykimi ndaj prindërve Kecmanoviq dërgohet në Gjykatën e Apelit, prokuroria kërkon dënime më të ashpra
Gjykata e Lartë në Beograd i ka dërguar Gjykatës së Apelit dosjen e rastit me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Vladimir dhe Miljana Kecmanoviqit, prindërve të djalit që më 3 maj 2023 vrau dhjetë persona në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar". Prokuroria ka kërkuar me ankesë dënime më të gjata burgimi për të dy të dënuarit.
