Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë fluturuan deri në kufirin e Iranit, zyrtarë amerikanë dyshojnë për provokim
Sipas raportimit të Axios-it, dhjetëra avionë luftarakë dhe avionë furnizues izraelitë fluturuan të hënën mbi Sirinë dhe Irakun deri pranë kufirit iranian dhe u kthyen pa hyrë në hapësirën ajrore të Iranit — një "shfaqje force" që disa zyrtarë amerikanë e lexojnë si përpjekje për të provokuar Teheranin të hapë zjarr.
