Beçiç: Zgjidhjet për një listë zgjedhore të saktë dhe të besueshme janë në tryezë, vendimi u takon strukturave politike
Zëvendëskryeministri Aleksa Beçiç propozon fshirjen nga lista zgjedhore të mbi 10 mijë zgjedhësve që prej 20 vjetësh nuk kanë nxjerrë letërnjoftim, fotografinë dhe gjurmën e gishtit si risi në procesin zgjedhor, si dhe kontrolle në terren nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë.
