Kallëzim penal për policin e trafikut në Tetovë: shoferët me 154 dhe 151 km/orë i la me paralajmërim dhe gjobë 45 euro në vend të 300 eurove
Departamenti për kontroll të brendshëm pranë MPB-së dorëzoi kallëzim penal kundër policit të stacionit për siguri në trafikun rrugor në Tetovë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe punë të pakujdesshme në shërbim, pasi në shkurt të vitit 2025 nuk i gjobiti siç duhet dy shoferë që lëviznin shumë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë.
