Pronari i argjendarisë nga Tetova kapet në Bogorodicë me bizhuteri ari prej 4 milionë denarësh të fshehura në jastëk qafe
Doganierët në pikën kufitare Bogorodicë zbuluan 77 copë bizhuteri ari me peshë 612 gramë në jastëkun e qafës së një udhëtari nga Tetova, pronar argjendarie, që po kthehej me autobus nga Stambolli; ndaj tij u ngrit kallëzim penal për kontrabandë.
