Alarme për bomba në shkolla në mbarë Serbinë, evakuohen nxënësit në dhjetëra qytete
Mesazhe anonime me pretendime për mjete shpërthyese mbërritën mëngjesin e së hënës në adresat elektronike të shkollave fillore e të mesme në Beograd, Novi Sad, Kraljevë, Suboticë, Novi Pazar, Nish e qytete të tjera; ekipet kundërdiversione të MPB-së po kontrollojnë objektet, ndërsa mësimi u ndërpre në shkollat e prekura.
