Ambulanca u bllokua në protestë/ Qendra Kombëtare e Urgjencës: Janë në shërbim të jetës, pengimi i tyre rrezikon jetën
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku një ambulancë u bllokua nga disa protestues. Në një deklaratë për mediat, QKUM thekson se ambulancat janë në shërbim të çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë urgjente dhe se pengimi i tyre mund të rrezikojë jetën e njerëzve. […]
