Komandanti i KFOR-it, Vergori, takon shefin e ushtrisë serbe Mojsiloviq për bashkëpunimin profesional
Gjeneralmajor Roberto Vergori u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq. Në qendër të bisedës, sipas KFOR-it, ishte ruajtja e marrëdhënieve të bashkëpunimit profesional dhe respektit të ndërsjellë.
