Rama jep mesazhin: Bëni durim motra e vëllezër edhe kjo do të kalojë! Nuk do përkulemi
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për durim dhe qëndresë përballë protestave të shoqëruara me akte dhune, duke kundërshtuar çdo ide për të bërë lëshime në këmbim të qetësisë. Në reagimin e tij këtë mëngjes, Rama deklaroi se përparimi i Shqipërisë dhe i Tiranës është rezultat i punës këmbëngulëse dhe jo i rastësisë. […]
