Vuçeviç: Lista Studentore ka vetëm një urdhërdhënës dhe sponsor, Albin Kurtin
Kryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviç, deklaroi sot se mbështetja që Lista Studentore merr nga Prishtina nuk është rastësi, por, sipas tij, një përpjekje e drejtpërdrejtë për destabilizimin e Serbisë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit.
