Lirohen nga paraburgimi dy të arrestuarit për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi
Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit, të cilët ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi. Sipas aktvendimit të siguruar nga Gazeta Insajderi, gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet sipas detyrës zyrtare, ndërsa dy të pandehurit janë urdhëruar […]
