Kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët, 78 gjoba në Tiranë
Policia Rrugore e Kryeqytetit ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë 24 orëve të fundit, me fokus të veçantë te ndëshkimi i këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë vendosur 78 gjoba ndaj këmbësorëve që kanë kaluar rrugën në vende të palejuara ose kanë shkelur sinjalistikën rrugore. Policia Rrugore […]
