Kallëzim penal ndaj 37-vjeçarit që “fluturonte” me motor në një rrotë në bulevardin “Partizanski odredi”: nuk kishte patentë, videot i postonte në TikTok
MPB-ja ka identifikuar dhe do të kallëzojë penalisht drejtuesin e motoçikletës "Suzuki" që shfaqet në video duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme në një rrotë në bulevardin "Partizanski odredi" në Shkup — bëhet fjalë për 37-vjeçarin me inicialet A.A., i cili nuk posedonte leje drejtimi.
