ASK anuloi vendimin e kohës së Peroviqit: Gvozdenoviqi shkeli ligjin me udhëtimin e paguar në Dubai
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi se ish-ministri Branimir Gvozdenoviq pranoi në mars të vitit 2010 bileta avioni dhe akomodim hotelier në Dubai për vete dhe bashkëshorten, të paguara nga biznesmeni Dushko Knezheviq në emër të Atlas Grupit, siç raporton Vijesti.
