Fundjava rikthen trafikun në Elbasan, radhë të gjata automjetesh (VIDEO)
Fundjava rikthen rëndimin e trafikut në Elbasan. Fluksi i lartë i automjeteve që përshkojnë qytetin drejt zonave turistike sjell vështirësi në qarkullim, ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët përballen me pritje në trafik. Situata përsëritet kryesisht të premteve dhe të dielave, kur rritet lëvizja e automjeteve në akset që kalojnë përmes Elbasanit.
