Nikoloski nga Podgorica: Modernizimi i infrastrukturës së transportit, kusht për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim më të fortë rajonal
Zv/kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, u takua në Podgoricë me homologun malazez Radush Zheçeviç; në fokus ishin lidhjet transportuese me rajonin, portet rajonale dhe korridoret europiane.
