Situata aktuale e sigurisë kombëtare, Shiroka-Pula takoi drejtorin e AKI-së Petrit Ajeti
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë kombëtare dhe koordinimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sigurinë e vendit. Në fillim të takimit, Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes. […]
