ARABI SAUDITE – Shpërthime në Riad, ndërpriten fluturimet
Disa shpërthime u dëgjuan dje në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, përfshirë një shpërthim të fuqishëm në aeroportin ndërkombëtar “King Khalid”, raportoi AP. Pasagjerëve iu kërkua të largoheshin nga terminali dhe të linin pas valixhet, që kishin dorëzuar për transport në avion. Në aeroport mbërritën zjarrfikës dhe ambulanca, ndërsa zona u përfshi nga tymi. […]
