Nis takimi i Haxhiut me von der Leyen, presidentja e KE-së mbërrin në Presidencë me rreth 40 minuta vonesë
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në oborrin e Presidencës në Prishtinë, siç njofton KosovaPress. Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm gjatë pritjes zyrtare, para se dy zyrtaret të zhvillojnë takimin kokë më kokë. Sipas raportimeve, von […]
