Marta Kos nesër në Mal të Zi në takimin e ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit
Komisionerja evropiane për zgjerimin merr pjesë në seancën plenare dhe në panele me ministrat e Ballkanit Perëndimor, të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, në një takim që i paraprin vizitës së Ursula von der Leyen në rajon.
