Ekspozitë për arkitekturën që bashkon trevat e Liqenit të Shkodrës
Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u prezantua ekspozita “Arkitektura popullore përgjatë pellgut liqenor të Shkodrës”, e cila solli në një hapësirë të përbashkët kujtesën, mjeshtërinë dhe identitetin arkitektonik të dy trevave të lidhura historikisht përmes liqenit të Shkodrës. Ekspozita vjen si një bashkëpunim mes DRTK Shkodër dhe arkitetit e studiuesit nga Ulqini, Korab Kraja. […]
