Drama në Jerevan: Latkoviq shënon në debutim dhe i jep Malit të Zi fitoren 3:2 ndaj Armenisë
Fitore dramatike 3:2 e Malit të Zi në Jerevan ndaj Armenisë, me golin e Aleksa Latkoviqit në minutën e 89-të në debutimin e tij. Është fitorja e dytë radhazi për “sokolët” e Mirko Vuçiniqit, të cilët kanë hedhur një hap gjigant drejt vendit të parë në grupin C2 të Ligës së Kombeve.
