Operacioni “Dosja 23” në Zubin Potok: 9 të arrestuar për krime lufte
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në komunën e Zubin Potokut u zhvillua operacioni "Dosja 23" i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale. U arrestuan nëntë persona të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
