CGO: Ligji i ri për qasje në informacione nuk do ta ndryshojë praktikën e institucioneve që vonohen dhe heshtin
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës së Publikut për të Ditur, Qendra për Arsimim Qytetar thotë se institucionet e Malit të Zi edhe me ligjin e ri vazhdojnë të tejkalojnë afatet dhe të mos zbatojnë vendimet për qasje në informacione.
