Zyrtar i lartë iranian për Reuters: Asnjë koncesion për programin bërthamor, edhe nëse SHBA pranon propozimin për Hormuzin
Teherani nuk do të tregojë asnjë fleksibilitet për programin e tij bërthamor, deklaroi të premten një zyrtar i lartë iranian, duke shtuar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa "të plotësohen të gjitha kushtet e Iranit" nga Shtetet e Bashkuara.
