Skandal në Nikshiq: Kufoma qensh nga strehëza u gjetën në një gropë në Brestica
Aktivistët e organizatës "Korina", me ndihmën e speleologëve, zbritën sot në një gropë në Brestica dhe me lexues çipash konfirmuan kufomat e të paktën 17 qenve nga strehëza e Nikshiqit. Dyshimi: azili i ka hedhur qentë e ngordhur aty prej kohësh. Pritet kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore të Shtetit.
