Studentët reagojnë për shtrenjtimin e biletave, Janevska: Do të reagojmë sipas mundësive buxhetore
Studentët në Maqedoninë e Veriut po reagojnë ndaj shtrenjtimit të biletave të transportit ndërqytetës, pasi për udhëtimet e përditshme duhet të paguajnë rreth 6,000 denarë në muaj. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se ende nuk ka mbërritur asnjë iniciativë zyrtare nga studentët.
