Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri
Dy persona janë arrestuar në Lushnjë, të dyshuar për shpërndarje të kokainës në qytet. Pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, sekuestroi rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, municion luftarak, peshore elektronike, grirëse bimësh narkotike dhe 6 celularë. […]
