Mot i vranët dhe reshje të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërkaq vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 20 deri në 24°C. Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s. /Telegrafi/
