Jordania dënon sulmet iraniane përballë Araghchit në Nju Jork: “Do të mbrojmë territorin, sovranitetin dhe qytetarët tanë”
Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi i tha homologut iranian Abbas Araghchi se Ammani do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur vendin, duke dënuar sulmet e Iranit ndaj Jordanisë dhe vendeve të Gjirit.
