Mbyllet gara për rektor të Universitetit të Malit të Zi: Irena Orović, e vetmja kandidate
Profesorja e rregullt e Fakultetit të Elektroteknikës dhe aktualisht prorektorja e Universitetit të Malit të Zi, Irena Orović, është deri tani kandidatja e vetme për rektor të këtij institucioni shtetëror të arsimit të lartë; konkursi u mbyll dje, ndërsa priten ende aplikimet e dërguara me postë.
