Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar për “vjedhje të rëndë”
Zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale "Vjedhje e rëndë". I arrestuari, 42-vjeçari B.A., i dënuar me katër vjet burgim, është dërguar në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës.
