Dronë rusë bien në Rumani dhe Moldavi gjatë sulmit masiv ndaj Ukrainës
Policia e Moldavisë njoftoi përmes një postimi në Facebook se në rrethin Florești u gjet një dron me “elemente specifike të tipit ‘Gerbera’ që përdoret nga Federata Ruse”. Sipas njoftimit, nuk pati të lënduar dhe situata mbetet nën kontroll. Ndërkohë, në Rumani, një dron i dyshuar shkeli hapësirën ajrore të vendit për rreth katër minuta, […]
