DNP bojkoton seancën e nesërme për shkarkimin e Mandiqit: “Kurrë nuk do të bëjmë një lëvizje që do ta mundësonte shkarkimin e tij”
Klubi parlamentar i DNP-së njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi të së enjtes (24 shtator, ora 12:00), ku është planifikuar debati për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq. Vendimi pasoi bisedën mes liderit të DNP-së Milan Knezeviq dhe Mandiqit.
