Studentët-biciklistë priten madhështisht në Novi Sad: “Do ta bëjmë Serbinë vend ku drejtësia funksionon”
Pas 116 kilometrash nga Sombori përmes Vrbasit, Srbobranit e Sirigut, studentët-biciklistë dhe përfaqësuesit e Listës Studentore u pritën mbrëmë në kampusin e Novi Sadit nga një turmë qytetarësh me pishtarë e tullumbace. Ilija Srdanović premtoi se do ta bëjnë Serbinë një vend ku drejtësia dhe institucionet funksionojnë.
