Iraku mbyll aeroportet për avionët iranianë nga mesnata: sanksionet amerikane godasin aviacionin e Iranit
Aeroportet irakiane janë njoftuar të ndalojnë pritjen e avionëve iranianë nga mesnata e së martës, në përputhje me sanksionet amerikane, ndërsa sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka premtuar "mbylljen" e të gjitha linjave ajrore iraniane në mbarë botën që nga e mërkura.
