Paralajmërim ‘portokalli’ në Greqi: stuhi, shira të rrëmbyeshëm dhe vetëtima deri të mërkurën
EMY lëshoi buletin të jashtëzakonshëm: alarmi 'portokalli' prek Magnesian, Sporadet, Halkidikën dhe Eubenë qendrore e veriore deri mëngjesin e së mërkurës. Priten shira të fortë, vetëtima të shpeshta dhe breshër lokal.
