Ministrat e Jashtëm të G7-së i kërkojnë Iranit t’i japë fund mbështetjes ushtarake për Huthi-t: “model i rrezikshëm përshkallëzimi”
Në një deklaratë të përbashkët pas takimit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe SHBA-së dënuan sulmet e vazhdueshme të Huthi-t në Jemen dhe kundër Arabisë Saudite, duke i bërë thirrje grupit të kthehet në procesin politik.
