21-vjeçari arrestohet në Ferizaj pasi publikoi video me armë zjarri
Policia në Ferizaj shoqëroi një 21-vjeçar me inicialet SH.M. pasi ai publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej me armë zjarri. Gjatë kontrollit u konfiskua një pistoletë me gaz, ndërsa i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit.
